×
  • Show Time
  • Show Time

    Këngëtari i njohur ukrainas lë muzikën dhe i bashkohet ushtrisë

    Reporteri
    28 Shkurt 2022 | 11:28

    Anëtari i një grupi rok dhe pop në Ukrainë i quajtur “Boombox”, ka postuar një video që e tregojnë atë të veshur me rroba të ushtrisë, duke mbajtur një armë dhe duke kënduar në rrugët e Kievit.

    Andriy Khlyvnyuk (@andriihorolski) mendohet të jetë vullnetar në mbrojtje kundër forcave ruse.

     

    Dje ai postoi një video në llogarinë e tij në Instagram e cila e shfaq atë duke qëndruar në një rrugë të zbrazët, me duar të mbështetura në armën e tij dhe duke kënduar një këngë emocionuese ukrainase.

    Grupi mendohet të jetë i njohur edhe në Rusi, por nuk kanë performuar atje që nga aneksimi i Krimesë në vitin 2014.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!