×
  • Show Time
  • Show Time

    Parkoi veturën keq në Prishtinë, Edi i “Për’Puthen” nervozohet: Nëse dua, e blej krejt parkingun

    Reporteri
    03 Mars 2022 | 16:08

    Mënyra se si ish konkurrenti i “PërPuthen”, Edi ka parkuar veturën e tij në Prishtinë, ka bërë që ai të përfundojë te faqja e Facebook-ut “Vrojtuesit e lagjes”.

    Pas këtij postimi nga kjo faqe, Edi ka reaguar përmes një video të publikuar në llogarinë e tij në Instagram, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Edi ka thënë se ka paguar dy parkingje, por të donte mund ta blinte gjithë parkingun.

    “E kam parë një postim që e kanë bërë do njerëz në ‘Facebook’ se si e kam parkuar makinën time. Po çka ju duhet juve more vlla. I kam parkuar dy parkinge nëse du ua blej krejt parkingun more vlla. Çka keni, çfarë halli keni”, u shpreh ish konkurrenti.

    Theksojmë se Edi ishte njëri nga të shumtë konkurrentet e “Për’Puthen” që u përjashtua./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!