Nëntë vjet më parë, atë kohë 25-vjeçari Larkin, i cili ishte në vitin e fundit në Universitetin e Miçiganit, papritmas u rrëzua në sallën e basketbollit. Së shpejti ai u diagnostikua me kardiomiopatinë, një gjendje gjenetike që tkurr muskujt e zemrës dhe parandalon rrjedhjen efektive të gjakut.
Në fund të vitit 2014, Larkin ishte i detyruar ta hiqte zemrën dhe ta zëvendësonte atë me një zemër artificiale. Ndërkohë ajo që ndodhi, ishte e habitshme për të gjithë, transmeton Reporteri.net.
Mjekët zbuluan se Larkinit po i ecte shumë mirë me zemër artificiale, kështu që ai mund të largohej nga spitali dhe të jetonte pa zemër në trupin e tij.
“U trondita kur mjekët më thanë se mund të jetoj pa zemër në trupin tim dhe se një zemër artificiale do të rrahte në trupin tim. Vetëm imagjinojeni këtë – një aparat”, ishte shprehur atë kohë Larkin për CNN.
Megjithatë, pas plot 555 ditësh, ai nuk kishte më nevojë për këtë pajise pasi iu bë transplantimi i zemrës. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.