×
  • Show Time
  • Show Time

    Pasi ironizoi me krerët e UÇK-së në Hagë, shikoni skeçin e ri të Vedat Bajramit për Policinë e Kosovës

    Reporteri
    04 Mars 2022 | 9:09

    Aktori i humorit, Vedat Bajrami, ka prezantuar për publikun skeçin e tij më të ri humoristik.

    Ditë pasi bëri bujë me skeçin me titull “T’fala nga Haga”, ku mori reagime nga familjarët e ish-krerëve të UÇK-së, Bajrami ka sjell përmes një video një tjetër ironi.

    Në videon e re humoristike, ai vjen në rolin e ‘Komandant Gipës’, duke ironizuar me Policinë e Kosovës, kinse ndodhet në veri të vendit.

    Ironia e tij fokusohet në mënyrën se si trajtohen policët e Kosovës.

    Sigurisht që pjesë e skeçit janë edhe ironia me shujtat, të cilat kanë qenë një temë debati javë më parë në mediat vendore.

    Humoristi Bajrami ka qenë shumë herë i përfolur për skeçet e tij humoristike – e njëjta edhe kur ishte pjesë e grupit “Stupcat”.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!