×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Pas Facebook-ut, Rusia ka bllokuar edhe Twitter-in

    Reporteri
    04 Mars 2022 | 21:09

    Rrjeti social Twitter është bllokuar në Rusi, sipas agjencisë së lajmeve Interfax – pak më shumë se një orë pasi u njoftua se qasja në Facebook ishte ndërprerë gjithashtu.

    Lëvizjet do të nënkuptojnë se rusët e zakonshëm do të kenë edhe më pak qasje në informacione rreth konfliktit në Ukrainë nga burime të jashtme.

    Rusia bllokon Facebook-un

    Vladimir Putin i Rusisë sapo ka nënshkruar një dekret që do të dënojë deri në 15 vjet burg personat që përhapin lajme “të rreme” për luftën.

    Shtëpia e Bardhë ka thënë se është “thellësisht e shqetësuar” për përpjekjet e Rusisë për të mbytur informacionin për qytetarët e saj.

    Putini nënshkruan ligjin për dënimet me burg për “lajme të rreme”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!