Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar të premten një projektligj që dënon përhapjen e informacioneve “të rreme” për forcat e armatosura të vendit me dënime me burgim deri në 15 vjet, transmeton Reporteri.net.
Projektligji u miratua unanimisht nga ligjvënësit rusë të enjten.
Disa media të pavarura ruse janë detyruar të mbyllen ditët e fundit pasi e kanë përshkruar si “pushtim” ose “luftë” atë që Kremlini e quan “operacion special ushtarak” në Ukrainë, raporton BBC.
Putini nënshkroi gjithashtu një projektligj që do të lejonte gjoba ose burgim për thirrjet për sanksione kundër Rusisë.