Ministri gjerman i  Shëndetësisë, Karl Lauterbach ka kërkuar që detyrimi për t’u vaksinuar të bëhet deri në vjeshtë.

Gazeta gjermane BILD në një postim në llogarinë e saj në Twitter ka cituar ministrin të ketë thënë se kemi nevojë për vaksinim të detyrueshëm deri në vjeshtë. Omicron është në vazhdimësi i rrezikshëm dhe ne nuk mund thjesht të injorojmë numrat në rritje.

Ndërsa në një postim të mëhershëm të ministrit në llogarinë e tij në Twitter, ai kishte shkruar se pasiqë OBSH ka shpallur vaksinimin përforcues (vaksinimi i 3-të) si vaksinim i plotë, kushdo që është vaksinuar vetëm me dy doza nuk është plotësisht i mbrojtur dhe se synimi është vaksinimi me tre doza. /Reporteri