Sulmet ruse mbi Ukrainën po vazhdojnë edhe më tutje, ndërsa autoritetet ukrainase kanë bërë vlerësimin e dëmeve infrastrukturore që nga fillimi i invazionit rus.

Qendra për Komunikime Strategjike dhe Siguri të Informacionit nën Ministrinë e Kulturës dhe Politikës së Informacionit të Ukrainës nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Twitter ka theksuar se sipas zëvendësministrit ukrainas të Ekonomisë Denys Kudin, dëmet infrastrukturore të deritanishme të sulmeve ruse mbi Ukrainën kanë arritur vlerën e 119 miliardë dollarëve.

Në një postim tjetër, kjo qendër ka shkruar se forcat ruse kanë lansuar më shumë se 775 raketa që nga fillimi i invazionit në Ukrainë, ku janë vrarë qindra civilë, ndërsa mijëra kanë humbur shtëpitë e tyre. /Reporteri