Vdekja e babait të tij i ka lënë një zbrazëti të madhe.
Që nga momenti kur humoristi Rasim Thaçi-Cima ndërroi jetë, i biri i tij Artani vazhdimisht i ka bërë dedikime në rrjetet sociale duke e përshkruar dhimbjen dhe mungesën që po e ndjen bashkë me familjen që nga vdekja e tij.
Por përveç kësaj ai gjithmonë tregon se sa krenar janë me babain e tij, i cili ka vdekur më 26 mars 2021.
Në një intervistë për T7, Artan Thaçi tha se ende e ka të vështirë ta pranojë vdekjen e babait.
Në mesin e kujtimeve të shumta janë edhe rrobat e tij, që i ruan me shumë dashuri.
Ndër të tjera, Artani tha se është krenar që sa herë del në publik, e njohin për shkak të babait të tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.