Donald Veshaj, ka qenë një prej personazheve më të përfolur të shtëpisë së Big Brother VIP.

Ai ka paralajmëruar se do të publikojë këngën e tij më të re, e cila duket se do të jetë një baladë dashurie.

Këtë e bëri të ditur përmes një videoje të shkurtër të klipit të tij më të ri, të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Reklamë

“Unë e di që jam idiot, ama jam idioti jot”, ka shkruar ai.

Kjo frazë është njëjta që Donaldi ia kishte thënë këngëtares Semi Japuaj, gjatë qëndrimit të tyre të përbashkët në shtëpinë e Big Brother VIP.

Në atë kohë, Veshaj kishte bërë të ditur se frazën në fjalë kishte pasur ndërmend ta përdorte në këngën “TL” dedikuar ish-të dashurës së tij Bora Zemani (mike e ngushtë me Semin), por që e kishte shtyrë për një projekt tjetër muzikor.

 

View this post on Instagram

 

Reklamë

A post shared by ? ARTIST (@donaldveshaj)