Ata prej kohësh jetonin në distancë nga njëri-tjetri.
Çifti Tuna Sejdi dhe Patris Berisha, e kishin lënë statusin e tyre martesor disi të paqartë.
Megjithatë, duket se së fundmi ka të reja në jetën e tyre private, kjo pasi këngëtarja shkupjane dhe muzikanti nga Prishtina kanë vendosur t’i japin edhe nga një herë një shans njëri-tjetrit.
Lajmin e kanë konfirmuar burimet e emisionit “Prive”, të cilët i kanë cilësuar si të vërteta lajmet që po qarkullonin prej ditësh në mediat rozë për një ribashkim të mundshëm mes tyre.
Raportohet se Patrisi është duke qëndruar thuajse me kohë të plotë te Tuna në Shkup.
Përpara ndarjes, dyshja kanë jetuar së bashku në një apartament në lagjen Mati 1 në Prishtinë.
Ata janë prindër të dy djemve: Tianit dhe Zenit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.