Kylie Jenner dhe Travis Scott, kanë vendosur t’ia ndërrojnë emrin djalit të tyre të vogël.

Çifti i njohur i showbizit e kishte pagëzuar fëmijën e dytë, Wolf Webster, por tani Jenner e zbuloi lajmin se ky nuk është më emri i djalit të saj.

“Sa për informacion, emri i djalit tonë më nuk është Wolf. Thjesht nuk na dukej se i përshtatej ky emër. Doja ta ndaja këtë informatë me të gjithë ju”, ka shkruar ajo n; Instagram Story.

Reklamë

Afaristja miliardere ende nuk e ka zbuluar emrin e ri të foshnjës, por nuk ka dyshim se do të jetë po aq unik sa emri Wolf. Wolf në shqip do të thotë ujk.

Kylie Jenner dhe partneri i saj reper, Travis Scott, së bashku e kanë edhe vajzën 4-vjeçare, Stormi.