×
  • Show Time
  • Show Time

    Fifi shtatzënë? “Msiti” i çiftit e zbulon të vërtetën

    Reporteri
    22 Mars 2022 | 22:24

    Këngëtarja shqiptare, Filloreta Raçi-Fifi, duket se është në qiellin e shtatë nga lumturia e dashuria që po merr nga partneri i saj, Adis Patushi.

    Këtë mund ta shohim edhe përmes dedikimeve emocionale që po i bëjnë në rrjetet sociale.

    Së fundmi ishte Kledi (msiti i cili njoftoj çiftin) ai i cili zbuloi më shumë detaje rreth raportit të tyre.

    “Është diçka shumë e bukur kur bën “shkuesi” në një lidhje të atillë ku të gjithë flasin për Adisin dhe Fifin. Unë ata thjesht i kam prezantuar me njëri-tjetrin, pastaj çdo gjë tjetër ndodhi vetë, nuk kam pasur unë ndikim tek marrëdhënia e tyre. Ato ndihem shumë mirë, ata shkojnë shumë mirë. E shikoj që Adisi është shumë i lumtur dhe kur ai ndihet mirë unë e shikoj që me të vërtetë që është diçka e bukur. Nuk është ‘fake’ ajo që tregohet nëpër rrjete sociale”, tha ai.

    Gjithashtu, ai u pyet edhe për aludimet që qarkullojnë në rrjet për një shtatzëni të mundshme të Fifit.

    “Atë nuk e di, seriozisht. Unë dhe lidhjen e tyre e kam parë nëpër portale, nuk e dija. Ma kishin mbajtur sekret ata të dy. Kur u përqafuan e vura re që ishte përqafim pak interesant”, u shpreh ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!