×
  • Show Time
  • Show Time

    Fansi e ngacmon në koncert, shikoni reagimin e Taynës

    Reporteri
    23 Mars 2022 | 7:58

    Reperja Tayna është padyshim një ndër artistet më të dashura të skenës shqiptare. Edhe pse ka pak vite në tregun muzikor, ajo ka arritur të renditet në mesin e emrave më të suksesshëm.

    Së fundmi, reperja ka surprizuar me veprimin ndaj një fansi.

    Një fans i saj ka publikuar një video në TikTok ku shkruan: “Po flirtoja me Taynën dhe ajo këndoi një këngë për mua”.

    Në video dëgjohet duke i thënë: “Më e mira je me rob shpie”. Por nuk ka vonuar dhe përgjigja e reperes: “Edhe ti më i miri je me rob shpie”.

    Kujtojmë që Tayna është treguar shumë e rezervuar sa i përket jetës private dhe nuk dihet nëse është në një lidhje apo jo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!