Radio Televizioni i Kosovës ka paguar hiç më pak se 35 mijë euro për transmetimin e dy ndeshjeve fudbollistike, Kosova – Brukina Faso, dhe Zvicra – Kosova. Tenderin për këtë shërbim e ka fituar kompania “DigitAlb”, e cila edhe ishte e vetme në garën e marrjes së tenderit.
Kosova ka arritur të shënojë fitore në ndeshjen miqësore ndaj Burkina Fasos të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat të thellë 5-0.
Këtë ndeshje qytetarët e Kosovës ka mundur ta shohin edhe përmes ekraneve të RTK-së, dhe të kënaqen me rezultatin e kombëtares.
Mirëpo, kjo kënaqësi i ka kushtuar buxhetit të shtetit 35 mijë euro, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Radio Televizioni i Kosovës e ka paguar kompaninë “DigitAlb” për të drejtën e transmetimit të kësaj ndeshje dhe ndeshjes tjetër që do të zhvillohet më 29 mars, mes Kosovës dhe Zvicrës.
Në njoftimin që është bërë publik është treguar se kontrata mes RTK dhe DigitAlb është nënshkruar sot, dhe se në garë nuk ka pasur asnjë kompani tjetër.
“Data e dhënies së kontratës 23.03.2022. IV.2) Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 24.03.2022 IV.3) Numri i tenderëve të pranuar: 1. Vlera e përgjithshme e kontratës 35 000,00 EUR”. /Reporteri.net/
Ky është dokumenti që është bërë publik sot në KRPP:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.