Agjencia e Statistikave të Kosovës ka vendosur që t’i shpenzojë 1 mijë euro për blerjen e orëve të dorës. Nuk dihet se për kënd janë blerë këto orë dore dhe se sa të tilla janë blerë.
Ajo që dihet, sipas njoftimit të bërë në KRPP, është se furnizimin me këto do ta bëjë kompania “IAS” nga Gjilani.
Kompania “IAS”, sipas të dhënave në ARBK, drejtohet nga Amir Latifi, dhe se ka dyqane të hapura në shumicën e qyteteve të Kosovës.
Në garë për këtë tender kanë qenë tri kompani dhe që të trija janë shpallur të përgjegjshme, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Kontrata mes ASK dhe kompanisë fituese është nënshkruar gjatë ditës së djeshme.
“Data e nënshkrimit te kontratës: 23.03.2022. Numri i tenderëve te pranuar: 3. Numri i tenderëve te përgjegjshëm: 3. Vlera e përgjithshme e kontratës 990,00 EURO, fituese IAS: GROUP SH.P.K.”, thuhet në njoftimin e bërë publik. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.