Kylie Jenner është një nga emrat më të njohur në botën e shoubizit.
Kylie Jenner javë më parë publikoi një video, në të cilën tregon se si është një ditë e zakonshme për të.
Videoja 20 minutëshe, e cila mori mbi 24 milionë klikime në kanalin YouTube, tregon se me çfarë aktivitetesh merret Kylie gjatë gjithë ditës.
Kjo video përfshiu edhe festën për ditëlindjen e grimerit Ariel Tejada, ku morën pjesë edhe Albërie dhe Anxhelina Hadërgjonaj.
Në këtë video, në një pjesë shfaqen edhe dy shqiptaret, ku po argëtoheshin në ndejën e mikut të tyre Ariel Tejada.