Një rast i lëndimit të rëndë trupor është raportuar në rrugën “Ismail Qemaili” në Vushtrri, ku katër persona dyshohet se janë rrahur mes vete.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, lidhur me rastin janë arrestuar dy persona, të cilët pas tretmanit mjekësor, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Ndërkaq, dy të dyshuarit e tjerë gjenden në arrati.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë i Policisë:
“Rr. Ismail Qemaili, Vushtrri, 12.11.2026 – Raportohet se në rrethana të panjohura, janë rrahur mes vete katër të dyshuar meshkuj kosovarë. Dy të dyshuar janë arrestuar dhe pas tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Ndërsa dy të dyshuar tjerë gjenden në arrati. Rasti është duke u hetuar.”
