×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Ministri Peci bën të ditur: Këtë vit një koshere e bletëve do të subvencionohet me 20 euro

    Reporteri
    03 Prill 2022 | 17:32

    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit, Faton Peci, ka thënë se përmes Programit të Pagesave Direkte – Subvencioneve 2022 se sivjet një koshere e bletëve do të subvencionohet me 20 euro.

    Peci tha se përveç mjaltës bletët do të kenë efekt të lartë pozitiv edhe për kulturat e tjera bujqësore.

    “Përveç mjaltës, bletët kanë efekt të lartë pozitiv edhe për kulturat e tjera bujqësore përmes procesit të polenizimit andaj edhe përkrahja për këtë kategori nuk do të mungojë”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!