×
  • Mjekësi
  • Mjekësi

    E thotë studimi: 1 në 4 e shqiptarëve vuajnë nga ankthi dhe depresioni

    Reporteri
    04 Prill 2022 | 8:34

    Në vendin tonë 1 në 4 persona vuan nga ankthi dhe depresioni. Kjo është konstatuar nga një analizë e ekspertit të shëndetit publik Alban Ylli.

    Duke e prezantuar studimin në një seancë të Komisioneve të Shëndetësisë, Ylli u shpreh se pandemia rëndoi edhe më shumë statistikat e problemeve të shëndetit mendor.

    Eksperti shpjegoi se ai ka kryer një pyetësor online në vitin 2020, tek 2200 profesionistë të shëndetësisë dhe arsimit të lartë, e të dhënat kanë treguar se rreth 25% e te intervistuarve paraqitën nivel të moderuar dhe të rëndë të ankthit.

    “30% u klasifikuan me depresion të moderuar dhe të rendë. Prej personave të intervistuar 6% paraqitën pagjumësi klinike, ndërsa mbi 50% kishin shenja të pagjumësisë jo klinike”, u shpreh Ylli.

    Gjatë seancës Ylli theksoi se, Shqipëria është vendi me numrin më të ulët të shtrimeve, vizitave dhe ekspertëve të shëndetit mendor, në Evropë. Ai shpjegon se arsyeja e kësaj gjendje është se ka një mungesë oferte kundrejt shërbimit të problemeve mendore.

    Një problem i madh sipas ekspertit, është edhe fakti se janë të shumtë njerëzit, që i vuajnë në heshtje problemet mendore, sepse kanë turp të tregojnë problemet e tyre.

    “Në programin e Check-up ku ne kemi futur si pyetësor dhe komponentin e depresionit, për kapjen e shpejtë të kësaj sëmundje, por kemi vënë re se përdoret shumë pak krahasuar me komponentë të tjerë”, tha eksperti i shëndetit publik Alban Ylli.

    Ai shpjegon se kjo kërkon edhe forcimin e rolit të mjekut të familjes në këtë drejtim, sipas modelit që aplikohet sot në vendet e zhvilluara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!