Raportimi se Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord në Bruksel të shkëmbejnë të dhëna arkivore, të cilat mund të ndihmojnë në gjetjen e personave të zhdukur nga të dyja palët, po del të mos jetë i vërtetë.

Lajmi u dha nga qendra në Serbi e televizionit N1, filial i CNN për rajonin.

Por, pak minuta më vonë N1 u kërkoi ndjesë ndjekësve të vetë për raportimin e rrejshëm, që sipas tyre “ishte një gabim teknik”.

Reklamë

“Ju kërkojmë falje ndjekësve sepse për shkak të një gabimi teknik e kemi transmetuar lajmin e vjetër për marrëveshjen për të dhënat arkivore ndërmjet delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel”, shkruan mediumi në portalin e tij.

Ndryshe, Radio Evropa e Lirë ka raportuar se Miroslav Lajçak ka arritur t’i bindë palën kosovare dhe atë serbe që të ulen në tryezën e përbashkët në Bruksel. Madje, sipas burimeve të REL, takimi trepalësh mes Lajçakut, Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit ka filluar.

Fillon takimi trelateral në Bruksel, Lajçak i ulë në një tryezë bisedimi Besnik Bislimin e Petar Petkoviqin