Aktori i njohur turk Ozcan Deniz dhe bashkëshortja e tij Feyza Aktan i dhanë fund martesës së tyre pas 1 viti dhe rreth 8 muajsh që u bënë prindër të një djali.


Divorci i tyre ka ndodhur për 15 minuta në një gjykatë në Stamboll, ku gjithashtu ata kanë nënshkruar marrëveshjen për kujdestarinë e të voglit.

Gjithashtu ata kanë nënshkruar edhe një marrëveshje për të mos folur në media për këtë çështje asnjëherë.

Reklamë

Nuk dihet asnjë detaj lidhur me arsyet e ndarjes. Aktan e ka hequr mbiemrin e aktorit nga rrjete sociale pas ndarjes, transmeton opinion.al.

Ndërkohë as aktori i njohur i telenovelave turke nuk ka reaguar, lidhur me ndarjen. Ata kanë qenë një nga çiftet më të diskutuar për shkak të diferencës së madhe që kishin në moshë.