Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, në Dublin, në përfundim të punimeve të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kurti përmes një njoftimi, ku ka vlerësuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Ai e ka cilësuar Mbretërinë e Bashkuar partnere dhe aleate të posaçme të Kosovës, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të saj.

Reklamë

Kurti ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe zgjerimin e bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar.