Twitter’i do t’i shitet Elon Musk-ut, për rreth 44 miliardë dollarë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kompania këtë të hënë.
Marrëveshja mbyll një cikël lajmesh të stuhishme, në të cilën CEO i Tesla dhe SpaceX u bë një nga aksionarët më të mëdhenj të Twitterit.
Marrëveshja vjen pasi Musk zbuloi javën e kaluar se kishte financuar 46.5 miliardë dollarë për të blerë kompaninë.
Bordi i Twitter u mblodh të dielën për të vlerësuar ofertën e Musk.
Musk tha në Twitter të hënën “shpresoj që edhe kritikët e mi më të këqij të mbeten në Twitter, sepse kjo është ajo që do të thotë liria e fjalës”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.