Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se e ka shok pronarin e biznesit ‘Bageri’, kompani që kishte fituar kontrata nga Ministria e Infrastrukturës.
Në një intervistë në ‘Kallxo Përnime’, Durmishi tha se nuk ka punuar në kompaninë e tij por vetëm e kishte ndihmuar.
“Unë Bujar Shabanin e njoh që nga viti 2001, e kam shok dhe ka pasur ndonjë periudhë kur unë nuk kam punu, nuk kam pasur ndonjë angazhim, pasi që kam dalë prej Komunës së Prishtinës, ku i kam ndihmu më shumë në kuptimin e organizimit kështu si shok por asnjëherë nuk kam punu në kompaninë e tij. Thjesht e kam këshillu prej përvojës që unë e kam në menaxhim. Herë pas here kemi dalë me pi kafe dhe kemi diskutu si shokë”, ka thënë Durmishi.
Tutje, Durmishi tha se ka shokë edhe në kompani të tjera, por ai shton: ‘nuk i përzij shoqërinë me punën’.
“Unë edhe në kompanitë tjera kam shokë, mirëpo nuk i përzij me shoqërinë me punën që e bëj në ministri. Jemi duke folë për e-prokurim ku të gjitha kompanitë i kanë kriteret publike… dhe kur ka ardhë puna e vlerësimit nuk ia kanë dhënë më të lirit, as të dytit, as të tretit, as të katërtit, por kanë shkuar tek i shtati e i teti dhe e kanë dëmtu buxhetin e Kosovës”, tha Durmishi.
“Tash ma kanë publiku një fotografi në kohën kur kam qenë drejtor, në Koliq që e ka postu kompania ‘Bageri’ që e ka pasur me Komunën e Prishtinës një kontratë”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.