Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se pjesëmarrja e të gjitha pagesave me vonesë më shumë se 30 ditë në gjithsej numrin e pagesave të kësteve kreditore të realizuara gjatë vitit përkatës tregon trend të qëndrueshëm prej mesatarisht 2.7 përqind në dhjetë vitet e fundit, megjithëse me tendencë rritëse nga viti 2018.
“Vitet pas pandemisë COVID-19 shënojnë shkallën më të lartë të pagesave me vonesë, prej 3.4 për qind në 2020 dhe 4.0 për qind në 2021. Pjesëmarrja e pagesave me vonesë sipas kohës së vonesës (klasifikimet kreditore sipas ditëve në vonesë) tregon që vonesat për periudha më të shkurtra kishin trend më të qëndrueshmen me oscilime të vogla ndër vite”, thuhet në raportin e BQK-së “Ngarkesa me borxh e ekonomive familjare në Kosovë”.
Ndërsa vonesat më afatgjata, sipas BQK-së përkatësisht mbi 90 ditë, kishin trend stabil deri në vitin 2018, kur edhe filluan rritjen e pjesëmarrjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.