×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Demi: Vetëm 8% e të punësuarve në Kosovë kanë paga mbi 1 mijë euro

    Reporteri
    04 Maj 2022 | 20:48

    Agron Demi nga Instituti GAP ka bërë me dije se vetëm 8 përqind e të punësuarve në Kosovë kanë paga mbi 1 mijë euro, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ai ka publikuar një infografikë ku tregohet shpërndarja e pagave bruto në vend. Sipas kësaj infografike, 21 përqind e të punësuarve kanë pagë 170 deri në 264 euro, derisa 8 përqind kanë pagë nga 264 deri në 300.

    Ndërkohë, rreth 1 përqind e të punësuarve kanë pagë vetëm 80 euro./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!