×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Çmimet janë rritur, por Kosova me koston më të lirë të jetesës në Ballkanin Perëndimor

    Reporteri
    08 Maj 2022 | 17:43

    Kosova ka koston më të lirë të jetesës, krahasuar me vendet e tjera në Ballkanin Perëndimor.

    Indeksi i shpenzimeve për jetesë llogaritet në bazë të çmimit të banimit, ushqimeve, restoranteve dhe fuqisë blerëse, raporton REL.

    Kështu, nga 139 vende, sipas numbeo.com, Kosova radhitet në pozitën e 134, kurse nga vendet me koston më të lartë të jetesës në Ballkanin Perëndimor, është Kroacia në pozitën e 59.

    Në nivel global, Zvicra dhe Bermundet janë dy vendet me koston më të lartë për jetesë kurse në Pakistan dhe Afganistan, kosotoja e jetesës është më e lira.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!