×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Lajm jo i mirë për qytetarët: Nga janari i vitit 2023, do të paguajnë për qeset e plastikës

    Reporteri
    05 Qershor 2022 | 23:10

    Nga janari i vitit 2023 qytetarët e Kosovës do të paguajnë për përdorimin e qeseve të plastikës.

    Këtë e ka bërë të ditur zëvendësministrja e Mjedisit, Linda Çavdarbasha në Ditën Botërore të Mjedisit e cila të dielën u shënua edhe në Kosovë, njofton Tëvë1.

    Sipas saj, përveç ndërgjegjësimit të qytetarëve problem është edhe menaxhimi.

    Sipas anëtares së ekipit të KSDV-së, Fatbardha Restelica, Kosova nuk ka përparime të kënaqshme.

    E për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit, po ngritët vetëdijesimi i fëmijëve përmes pikturës. Ndërkohë në kuadër të javës së ndërgjegjësimit të hënën ora e parë mësimore do t’i kushtohet rëndësisë së mjedisit të pastër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!