×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Agjencitë Turistike në Kosovë po i zhvatin pushuesit në bregdetin shqiptar, u kërkojnë taksë edhe për rezervim të biletës

    Reporteri
    06 Qershor 2022 | 16:57

    Bileta prej 15 euro kthyese për Shëngjin nuk është kostoja e vetme që aplikojnë agjencitë turistike nga Kosova për pushuesit në bregdetin shqiptar.

    Ato po e aplikojnë edhe një taksë shtesë prej 1 euro, me rastin e kthimit, të cilën e kanë quajtur “tarifë për rezervim të biletës”.

    “Kam paguar 15 euro biletë kthyese për Shëngjin, por kur erdhë koha me u kthy, nga agjencia më thanë që duhet me u lajmëru në vendin e caktuar në Shëngjin për ta paguar edhe taksën për rezervim të biletës”.

    Kjo taksë, siç shihet në dëshmitë që ka siguruar Buletini Ekonomik, është 120 lekë, apo 1 euro.

    Ndryshe sivjet bileta kthyese për Shëngjin është shtrenjtuar për 5 euro, duke u bërë 15 euro prej 10 sa ka qenë një vit më herët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!