×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Avdullah Hoti për rritjen e çmimeve të produkteve bazë: E pakuptueshme si ministri Murati nuk e redukton TVSH-në nga 18% në 8%

    Reporteri
    11 Qershor 2022 | 10:02

    Rritja e çmimit të produkteve në vendin tonë ka muaj që ka shkuar në ‘qiell’, çka qytetarët kanë shprehur brengën se po e kanë thuajse të pamundur ta përballojnë një gjë të tillë.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, muaj më parë ka thënë se rritja e çmimeve ka ardhur prej dy faktorëve, “importimit të çmimeve dhe e dyta ka qenë manipulimet që kanë mundur të bëhen në tregun vendor nga tregtarët apo distributorët”.

    Por sot deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë Kurti, konkretisht ministrin Murati pse nuk e redukton TVSH-në nga 18% në 8% për mallrat elementare, si ujun, rrymën, drithërat, qumështin, vizat etj, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    PSE NUK PO SHTOHET LISTA E MALLRAVE ME NORMË TË REDUKTUAR TË TVSH-së PREJ 8%, SIÇ E MUNDËSON LIGJI NË FUQI?!

    Neni 26 i Ligjit për TVSH, pika 2, përcakton listën e mallrave për të cilat paguhet normë e reduktuar e TVSH-së prej 8%, ku përfshihen: uji, energjia elektrike, drithërat dhe prodhimet e tyre, qumështi dhe produktet e tij, vezët, librat shkollorë, pajisjet e teknologjisë së informacionit, barnat dhe pajisjet mjekësore. Ky ligj është miratuar në vitin 2015 nga Qeveria Mustafa, si pjesë e Pakos Fiskale 1.

    Ndërkaq, pika 3 e të njëjtit nen specifikon se: ”Ministri i Financave mund të nxjerr akt nën-ligjor për zgjerimin e listës së produkteve me normë të reduktuar sipas Shtojcës III të këtij ligji”. Shtojca III përmban listën e mallrave ushqimore për konsum të njeriut dhe të kafshëve, farërat, bimët, e shumë mallra të tjera, për të cilat mund të reduktohet TVSH-ja nga 18% në 8%.

    Është e pakuptueshme përse, pas shumë muajsh të rritjes enorme të çmimeve, Ministri i Financave nuk e redukton TVSH-në nga 18% në 8% edhe për këto mallra, në mënyrë që sadopak të ulet barra për familjet.

    Dikush është dashur t’i tregojë Ministrit për këtë mundësi që ia ofron Ligji në fuqi për TVSH!!!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!