×
  • Lajme
  • Extra
  • Botë

    37-vjeçari që mposhti kalin në një garë vrapimi

    Reporteri
    13 Qershor 2022 | 20:15

    Një 37-vjeçar anglez ka fituar garën e çuditshme që zhvillohet në Uells, ku njerëzit dhe kuajt vrapojnë së bashku.

    Ricky Lightfoot bëhet kështu njeriu i tretë që e fiton këtë garë që kur ka nisur të organizohet, në vitin 1980.

    36 kilometrat e kësaj gare, anglezi i mbylli me kohën 2 orë, 22 minuta dhe 23 sekonda, duke lënë pas rreth 1000 burra të tjerë dhe 50 kuaj.

    “Është e mrekullueshme të fitosh këtë garë dhe të mundësh kuajt. Isha i bindur që do të isha një konkurrent i denjë për kuajt, por nuk prisja të fitoja”, tha Lightfoot.

    Hera e fundit që një njeri kishte mundur një kalë ka qenë në vitin 2007, ndërsa hera e parë që diçka e tillë ndodhte, ishte viti 2004./A2CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!