Agjencitë e sigurisë të Ukrainës kanë parandaluar një sulm terrorist ndaj lidershipit të vendit. Njoftimin e bëri zëvendësministri i Brendshëm, Jevhen Jenin.
“Falë informacionit që marrim nga burimet tona operacionale, ne kemi arritur të parandalojmë një akt terrorist kundër udhëheqjes së vendit tonë”, u shpreh ai.
Duke folur për mediat vendase, zyrtari ukrainas tha se nuk mund të japë më shumë detaje lidhur me këtë çështje. Jenin shtoi se “do të jetë e mundur që të publikohen të dhëna domethënëse vetëm pas fitores”, në luftën e nisur nga Rusia.
Këto raportime vijnë në një ditë kur në Kiev po qëndron kryeministri shqiptar, Edi Rama, dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.
Në vizitën e tyre nuk është raportuar asnjë rrezik për kryeqeveritarët./A2CNN
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.