Lidhja e Dua Lipës me Anwar Hadid ka filluar të zyrtarizohet.


Gjatë kësaj fundjave dyshja janë parë të përqafuar e duke u puthur në një festival që është mbajtur në Britani.

Anwar po e shoqëron Duan në çdo vend që ajo po shkon.

Reklamë

Pak ditë më parë, Dua ka qenë prezente në ditëlindjen e modelit, madje duke e befasuar me tortë në festën e organizuar mes familjes dhe miqve.

Kjo lidhje e këngëtares po përflitet shumë, pasi që ka filluar shumë pak kohë pas ndarjes së Duas nga i dashuri i saj prej vitesh, Isaac Carew.

Anwar është vëllai më i vogël i supermodeleve të njohura, Gigi dhe Bella Hadid, ndërsa është 3 vjet më i ri se Dua.

Reklamë