Big Brother VIP pritet të startojë në sezonin e ardhshëm televiziv në kanalet e Art Motion dhe Klan Kosova.
Puna ka nisur, si në aspektin teknik, ashtu edhe në atë përmbajtësor dhe premiera e parë e spektaklit do të jetë në vjeshtë.
Spekulimet se kush do ta moderojë “Big Brother VIP Kosova” morën fund, sepse këtë do ta bëjë moderatori i njohur, Alaudin Hamiti.
Ndryshe, deri më sot, formati “Big Brother” është realizuar në më shumë se 60 versione, me mbi 34 mijë episode, 8 mijë e 500 banorë të përfshirë në format, 6 mijë e 400 eliminime duke numëruar 90 milionë ndjekës në rrjete sociale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.