Mikela dhe Erioni janë njëri nga çiftet që dolën nga emisioni “Për’Puthen”.
Dyshja ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë fotografi krah njëri tjetrit.
Përveç kësaj edhe Mikela nxiti dyshimet për përfundim të lidhjes.
Mbrëmë gjatë një bisede virtuale me fansat ajo la të kuptohet se raporti i saj me Erionin nuk është më si më parë.
“Shumë pyetje mbi këtë temë… Nuk dua të flas, por fakti që s’na keni parë bashkë është një përgjigje.”- ishte përgjigjja e ish-konkurrentes kur u pyet për Erionin.
“Gëzuar për ty që rri gjithë natën zgjuar dhe nuk flet me askënd, edhe një dolli për ata që futen na kontrollojnë profilin”, ishte mbishkrimi i Mikelës në një postim tjetër.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.