×
  • Show Time
  • Show Time

    Gold AG shkon në Hagë, viziton Rexhep Selimin

    Reporteri
    29 Qershor 2022 | 13:18

    Rap-artisti i njohur shqiptar, Gold AG, ka vizituar ish-anëtarin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimin, i cili po mbahet në paraburgim nga Gjykata Speciale në Hagë.

    Me anë të një postimi të shpërndarë në rrjete sociale, ai ka treguar se ndodhet për vizitë në Hagë.

    I njëjti publikoi një fotografi në Instagram nga vendi i lartpërmendur, ndërkohë që ia ka bashkangjitur edhe një shkrim të gjatë në formë të një poezie.

    Postimi i plotë i Gold AG (pa ndërhyrje):

    “TAKIMI ME REXHËN

    Pas një kohe prap u pamë

    Po s’mujtëm kangës me ja thanë

    E shtrënguam njëri tjetrin

    Sikur vëllau me vëllanë.

    A po munesh i thash vlla?

    Qysh jon knej kta krejt vllaznia?

    M’tha ma mire kurr s’jena kon

    Se kem kalu edhe dit ma t’kqija.

    Veç i gzum e i pa mërzitun

    Takimi mallin shkrinë si dielli borën

    N’syt e tij shifsha liri

    E ai n’sytë e mi shifke Kosovën.

    Si Xhafo Idrizi mu duk vetja

    Kur i shkoj n’Paris Avnisë

    O Avni o trimi Xhafos

    T’fala ke prej krejt Shqipnisë.

    Me emën t’Zotit tha do t’kthehem

    Do t’kalon edhe kjo sprovë

    Kjo punë hajr le t’jetë për neve

    E shihem shpejtë o vlla n’Kosovë.

    HAGË, 29 Qershor 2022”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!