Labinot Tahiri ka bërë thirrje që të protestohet për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Përmes një video të publikuar në Facebook, ai ka thënë se populli duhet të protestojë, e mos të bëhet shaka me ta, ose të kërkojnë pasaporta të Shqiprisë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Ngrituni në këmbë e protestoni se janë tu’j bë hajgare me juve o popull, ose kërkoni Shqipërisë NANË që me ju dhuru pasaportat e Shqipërisë, se Serbët i kanë të Serbisë. Aty në kuvend i kanë nga dy pasaporta e ju nuk keni kajher as para për viza e sigurime.!
Ngituni e qojeni zërin se partia ju duhet në fushatë ama nuk bën me ndejtë këmbë mbi këmbë mos po na vjen ndonjë dhuratë prej qiellit.
A e keni pa çka banën për “Suny Hilli”-n a krejt me marr poenë në fushatë. A e keni pa për disa parada e për disa protestave që janë interes i X partisë i thërrasin militanët në protesta, a kur behet fjale për Kosovën kush nuk ngritet në këmbë..! Mjerim mjerim”, ka thënë Labi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.