Gjatë ditës së sotme janë mbajtur homazhe në Teatrin Kombëtar në kujtim të producentes dhe regjisores, Vjosa Berisha.
Në mlbedhjen përkujtimore më pas, foli edhe bashkëshorti i saj, Fatos Berisha tregoi se e ndjera sfidat gjithmonë i ka tejkaluar, nuk është dorëzuar asnjëherë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Ajo edhe ndaj kësaj sfide nuk është dorëzuar, madje na thoshte thujani emrin tamam “kancer”, e jo sëmundje e keqe. Ajo ka motivuar shumë njerëz që kanë qenë me këtë sëmundje, sidomos vajzave e grave”, tha bashkëshorti i saj.
Tutje ai tha se Vjosa Berisha do të varroset sot në 17:00 në varrezat e Prishtinës, derisa të pamet do të mbahen tri ditë, duke filluar qysh nga nesër./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.