Reperi Fero së fundmi ka ironizuar me mosliberalizimin e vizave për Kosovën.
Në një postim që ai ka bërë në llogarinë e tij në Instagram, Fero ka thënë se në 2023, kosovarët do të lëvizin të lirë pa trotineta, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“2023 lëvizim pa trotineta”, ishte mbishkrimi i Feros”.
Theksojmë se emri i Feros një muaj më parë ishte kryefjalë në media, pasi u lakua në vrasjen e Gazmend Hysenit, të riut nga Ferizaj i cili dyshohet se u qëllua me armë nga vëllai i reperit Buta.
Ndërsa në muzikë, 24-vjeçari është aktiv me projekte, ku para disa ditësh ai ka lansuar këngën e titulluar “Keshi”./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.