Pak orë më parë, Stresi publikoi një foto të Benard Simonit, i njohur si BMT, ku shihej i gjakosur në fytyrë. Ai u dhunua nga disa njerëz të reperit pasi e ofendonte vazhdimisht në rrjete sociale. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin e Mamurrasit dhe BMT ka pësuar disa fraktura në kokë dhe krah.
Por çfarë ka ndodhur mes tyre?
Në foton që publikoi Stresi, theksonte se ai e kishte ofenduar nga familja. “Familja është e shtrenjtë, mos ja shani askujt. Ky gangsteri”, shkruante reperi krahas fotos. Pas ngjarjes, Stresi ka realizuar një video live me Noizy-n, me të cilin ka rregulluar raportin, ku shihen duke qeshur për rastin në fjalë.
“Uroj me kaq o zemra se…,” dëgjohet të thotë Rigelsi gjatë live-it. Ndërkohë, nga ana tjetër Stresi thotë se familjen e ka të shtrenjtë. “Vëlla, familja është më e shenjtë, asnjë gjë tjetër s’ka rëndësi,”thotë Arkimedi. Së fundmi, po qarkullon një video që është realizuar më parë, ku BMT zotohet se do të vrasë reperin.
“Ti më ke borxh Arkimed Lusha, deri ditën që të vdes. Ishalla më vret ta bëftë zoti hallall. Veçse ma ke borxh. Deri ditën që të vdes do të jetoj me shpresën me ta marrë jetën. Po ta bëj publike. Unë kam me të vra,”është shprehur anëtari i TBA-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.