Ndonëse “Big Brother VIP” ka përfunduar prej disa muajsh, Donaldi dhe Iliri nuk i kanë kursyer thumbat ndaj njëri-tjetrit. Pasi Iliri zbuloi publikisht se kishte refuzuar ftesën për të marrë pjesë në emisionin e tij, Donaldi ka shfrytëzuar këngën e re të Sabianit për të ironizuar balerinin.
“E ka bërë për mua këtë”, ka shkruar Donaldi krahas postimit për këngën e re të Sabianit, në bashkëpunim me Adelina Berishën. Kjo fjali është përdorur nga Iliri gjatë kohës që ishte brenda shtëpisë së famshme pasi dëgjoi këngën e re të Sabianit.
Kujtojmë që Iliri dhe Sabiani kanë prishur raportin vëllazëror që thoshin se kishin me njëri-tjetrin. Madje, ky i fundit nuk mori pjesë në dasmën që organizoi pak javë më parë balerini.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.