Festivali muzikor “Sunny Hill” ka konfirmuar artistin e radhës i cili do të performojë përgjatë katër netëve të gushtit.
Ai është Dj Adrian nga Prishtina i cili do të argëtojë fansat e “Sunny Hill”.
Adrian Berisha ka qenë drejtor i Kulturës në Komunën e Prishtinës gjatë qeverisjes së Shpend Ahmetit.
View this post on Instagram
“Sunny Hill” këtë vit do të majë edicionin e tretë. Festivali do të mbahet në Prishtinë, në Parkun e Germisë.
Deri më tani janë konfirmuar gjithsej 30 muzikantë, ndër ta më së shumti artistë shqiptarë të cilët do të argëtojnë të gjithë adhuruesit e “Sunny Hill”.
Nën ritmin e muzikës nga më të ndryshmet, fansat do të ken mundësinë ta shijojnë dhe të takojnë artistë të huaj e vendorë.
Në Prishtinë festivali do të mbahet më 4, 5, 6 dhe 7 gusht. Ndërsa në Tiranë do të mbahet një “line-up” më 26, 27 dhe 28 gusht.