Showbizi italian po “vlon” këto orë nga një lajm që qarkullonte si thashethem prej kohësh, por që sot ka marrë zyrtarizimin e tij. Ish-kapiteni i Romës dhe kampioni i botës në 2006, Francesco Totti, do të ndahet nga bashkëshortja, moderatorja e njohur Ilary Blasi.
Çifti, që prej dy dekadash ishte pjese e pandashme e lajmeve duke u marrë si një shembull pozitiv të një marrëdhënie të shëndoshë, do të mbajë sot një konferencë për shtyp ku do të sqarohen edhe arsyet, por sipas mediave italiane ndarja ka të bëjë me një marrëdhënie të ish-futbollistit me një vajze misterioze, të quajtur Noemi, që prej disa muajsh shoqëron 45-vjeçarin kudo, edhe pse nga larg.
Madje ajo ishte edhe në finalen e Tiranës, ku Roma fitoi Conference League, duke u nisur pas ndeshjes në Montekarlo dhe Egjipt. Sipas burimeve, lidhja e tyre vazhdon të paktën nga nëntori, kur vajza e re ishte e para që shkoi të ish-futbollisti pas një aksidenti rrugor pa pasoja.
Në shkurt vendimi për ndarje ishte marrë, por i shtyrë nga presioni i madh ndaj tre fëmijëve, Christian Chanel dhe Isabel.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.