Ardian Bujupi është përfolur se do të jetë pjesë e “Big Brother VIP” në Kosovë.
Ishte vetë këngëtari që bëri një postim të dyshimtë pak javë më parë, gjë që bëri të nisnin menjëherë spekulimet se ka marrë një ftesë për t’u bërë pjesë e formatit që pritet të transmetohet dhe në Kosovë.
Ditën e sotme, qarkulluan nëpër rrjet disa lajme se Ardian Bujupi dhe Genc Salihu ishin dy nga konkurrentët të konfirmuar për të hyrë në shtëpinë e famshme. Mirëpo, ky i fundit mohoi një gjë të tillë duke thënë se ishte pjesë e stafit të Klan Kosova, ku do të jepet reality show.
“Punoj në Klan, jam pjesë e stafit por nuk do të jem brenda shtëpisë së VIP Big Brother”, tha Genci.
Së fundmi, ka ardhur dhe reagimi i Ardianit, i cili teksa ka publikuar një lajm, e ka shoqëruar me disa emoji duke qeshur. Më pas shkruan “Fake”, duke nënkuptuar se nuk do të hyjë në BB VIP.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.