Këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, e ka konfirmuar se sivjet do të performojë në “Sunny Hill”, festivalin që organizohet nga vetë ajo dhe babai i saj, Dukagjin Lipa, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Lipa ka shpërndarë posterin me foton e saj, ku bëhet me dije se do të jetë performuese.

Reklamë

“Po vij në shtëpi, shihemi në gusht”, ka shkruar Dua.

Ndryshe, “Sunny Hill Festival” do të mbahet në Prishtinë më 4, 5, 6 dhe 7 gusht. Në këtë festival do të performojnë këngëtarët më të famshëm. Në mesin e atyre që do të performojë janë dhe J-Balvin dhe Diplo. /Reporteri.net.