Blerta Veseli është një nga personazhet që vazhdon të mahnisë me paraqitjet e saj.
Ish-Miss Universe Kosova dhe ish-prezantuesja e emisionit SHOW TIME, prodhim i Gazetës Online Reporteri.net, duket se po e shijon Miamin, ku tash e një kohë është zhvendosur për të jetuar.
Së fundmi, bukuroshja kosovare, Blerta Veseli ka marrë pjesë në sfilatën “Miami Swim Week”, ku prezantoi linjën e veshjeve bikini të “Victim15”, nga një disejnator amerikan.
Në Miami Swim Week marrin pjesë 70 stilistë të ndryshëm të rrobave të banjës, ku shfaqin linjat e tyre më të fundit, tendencat më të fundit.
E duket se edhe Blerta Veseli po e vazhdon suksseshëm karrierën e saj prej modelejen në Miami./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.