Artisti shqiptar, Mozzik ka vite që është pjesë e skenës muzikore.
Projekte të shumta të tij janë shndërruar në hite dhe ai është mjaft i kërkuar në mbrëmje muzikore.
Mirëpo fansat e tij në rrjetin social Tik-Tok kanë publikuar një pjesë të një kënge që nuk gjendet në Youtube.
Kënga besohet të ketë qenë para shumë vitesh ku dhe artisti shihet më një stil krejt ndryshe nga sot.
Ndryshe, këtë periudhë, në aspektin profesional Mozzik mbetet mjaft aktiv, ku para disa ditësh ka lansuar projektin muzikor ‘Bespreme’, e cila po pëlqehet shumë nga publiku.