×
  • Show Time
  • Show Time

    Kjo është lista e përformuesve në Sunny Hill Festival – prin Dua Lipa me J Balvin

    Reporteri
    23 Korrik 2022 | 7:43

    Është kompletuar lista e të gjithë pjesëmarrësve që do të përformojnë këtë vit në Sunny Hill Festival në Prishtinë

    Normalisht, listës së këtij linë-up i prin kush tjetër pos Dua Lipës, e cila do t’i kthehet me një paraqitje këtij festivali pas disa viteve.

    E pas Duas, emrat më të njohur që do ta ndezin atmosferën në Prishtinë janë yjet J Balvin, Diplo, Skepta.

    Pas tyre vjen edhe një seri artistësh të njohur si; AJ Tracey, Mahmood, Regard dhe Burak Yeter.

    E festës më të madhe të muzikës në Ballkan më 4, 5, 6 dhe 7 gusht do i bashkohen edhe një sërë yjesh kosovarë e shqiptarë si Azet, Dhurata Dora, Elvana Gjata, Ghetto Geasy, Kida, Ledri Vula, Yll Limani, etj.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!