×
  • Show Time
  • Show Time

    Lirohet Cllevio pas një muaj e gjysmë në burg

    Reporteri
    23 Korrik 2022 | 23:40

    Në fillim të qershorit, Cllevio u arrestua një ditë pas sherrit me Noizyn, pas mos respektimit të masës së sigurisë arrest shtëpiak.

    Nga ai moment, fansat kanë bërë postime të panumërta në përkrahje me kërkesën e vetme – lirimin e tij nga burgu.

    E kjo kërkesë duket se do plotësohet, hiç më larg se në mesnatë.

    Lajmin e kanë bërë të ditur miq të tij, mes tyre opinionisti Arjan Konomi.

    Ai ka treguar se pas mesnate, në ora 02:30, ai dhe Cllevio do lidhen LIVE në profilet e tyre në Instagram.

    “Përshëndetje miq, kam një lajm shumë të gëzuar për mua e po besoj edhe shumicën tuaj. Cllevio sot në mbrëmje vonë do të jetë në shtëpinë e tij. Ne do të jemi live rreth orës dy e gjysmë të natës në Instagram me Cllevion”, tha opinionisti Arjan Konomi në Instastory.

    Mbetet të shihet rrjedha e ngjarjeve pas lirimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!